Ky është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.
Publisher: Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit
Source: http://www.islamhouse.com/p/232
Një ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.
Author: Ebu Zekerija En Nevevi
Ky libër është një jetëpërshkrim i shkurtër i jetës së Muhamedit (Alejhis salatu ues selam). Libri përmban katër kapituj: 1. Ta njohim të Dërguarin e fundit (alejhis salatu ues selam) 2. Profeti që përsosi virtytet njerëzore. 3. Profeti (aljehis salatu ues selam) në optikën e personaliteteve botërore. 4. Disa mësime që i nxjerrim nga jeta e Profetit (alejhis salatu ues selam).
Reveiwers: Sulejman Uthmani
Publisher: Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org
Kur’an-i: Është përkthim i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip nga një grup përkthyesish pranë shtëpisë botuese Darus Selam. Është i vetmi përkthim deri më tani që është kryer në grup dhe shquhet për nga kujdesi që ajetet që kanë të bëjnë me akiden - besimin të përkthehen në dritën e besimit të pastër Islam – Besimit të Ehli Sunetit.
Reveiwers: Një grup recenzuesish
Translators: Një Grup përkthyesish
Si ta njohësh Allahun? Si ta njohësh fenë tënde? Si ta njohësh të dërguarin tonë Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)? Këto janë tri parimet në të cilat përgjigjet autori në këtë libër të thjeshtë në volumin e tij por, të argumentuar në përmbajtjen e tij.
Author: Muhamed b. Abdul Vehab
Reveiwers: Enes Goga - Mehdi Goga
Publisher: Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Source: http://www.islamhouse.com/p/228
Libër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.
Author: AbdulKadir El Arnaut
Translators: Rijad Misini